Leonora Jakupi ka treguar prerë nëse do t’i futet apo jo politikës. Nuk është hera e parë që po qarkullojnë lajme se Leonora Jakupi do t’i futet politikës.
E lidhur me këtë, këngëtarja ka vendosur ta japë një përgjigje të prerë.
Përmes Instagramit ajo ka bërë të ditur se nuk do të futet në politikë. Ajo e ka bërë një postim në llogarinë e saj në Instagram, aty ku ka vendosur përgjigjen e shumëpritur e që është “Jo”.
Leonora duket se edhe për një kohë të gjatë do t’i përkushtohet muzikës dhe nuk e ka ndërmend të futet në politikë, megjithë ofertat e shpeshta që merr nga partitë politike.