Prifti i kishës “Zonja e Shenjtë” në Leposaviq ka raportuar se persona të panjohur, gjatë natës kanë depërtuar brenda në kishë dhe kanë vjedhur nga kasaforta një shumë parash.
Policia që është duke u marrë me rastin ka njoftuar se ende nuk ka arritur të zbuloj se kush janë hajnat.