Lënia jashtë e Leroy Sane nga grumbullimi me përfaqësuesen e Gjermanisë për Kampionatin Botëror në Rusi, shkaktoi komente të shumta dhe habi të madhe anembanë.
Bëhet fjalë për një futbollistë shumë të talentuar, i cili me Manchester City’n kaloi një formë shumë të mirë dhe përveç se u shpall me Cityzens” kampion i Premier League, 22 vjeçari ishte asistuesi i dytë më i mirë i ligës angleze.
Së fundmi, ka reaguar edhe vet Leroy Sane përmes një postimi, ku ka falënderuar të gjithë për përkrahjen që i kanë dhënë gjatë këtyre dy ditëve, pas publikimit të lajmit.
“E qartë që jam i dëshpëruar se nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës, por më duhet ta pranoj këtë vendim dhe do të kthehem edhe më i fortë në të ardhmen”, tha Sane.
Ai po ashtu, i uroi gjitha të mirat përfaqësueses së Gjermanisë në Botërorin e Rusisë, duke i thënë “Die Mannschaft” që të kthehen me titullin e kampionit të botës nga Rusia.
🇩🇪🏆🇩🇪 #LS19 #inSané @DFB_Team_EN pic.twitter.com/W1lS7ldbpf
— Leroy Sané (@leroy_sane) June 5, 2018