Bordi i Përkohshëm i Telekomit të Kosovës mbrëmë ka dhënë dorëheqje, pasi përmbaruesi ka tërhequr nga xhirollogaria e kësaj ndërmarrjeje të gjitha mjetet që posedonte.
Bordi dorëheqjen e ka paraqitur përmes një letre dërguar kryeministrit Avdullah Hoti dhe ministrit të Ekonomisë, Blerim Kuçi.
“Na lejoni të ju njoftojmë se ne anëtarët e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve: Genc Rraci, Naim Maloku, Lule Ahmedi dhe Hekuran Nikqi e paraqesim dorëheqjen tonë të parevokueshme”, thuhet në letër, përcjell Telegrafi.
Kujtojmë se në muajin mars, ish-qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti kishte emëruar bordin e ri.
Kurti kishte sqaruar se ky bord nuk mund të zgjas punën më shumë se gjashtë muaj.