Let’s Do It ka mbajtur sot trajnimin “Vullnetarizmi për ambientin” me nxënësit nga Shkolla Model “Qamil Batalli” – Prishtinë.
Ky trajnim u mbajt në kuadër të projektit “Let’s Green It”, i cili u financua nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, dhe u përkrahë nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Institute for Development Policy (INDEP), ndërsa implementohet nga “Ta Pastrojmë Kosovën”.
Gjatë trajnimit u theksua rëndësia e angazhimit vullnetarë, sidomos të të rinjve për ruajtjen e mjedisit. U diskutua edhe për mundësitë për të bërë punë vullnetare si dhe përvojat e punës vullnetare të disa nga nxënësve.