Let’s Do It Kosova dhe Finish School of Kosova me marrëveshje për “Ditën e Pastrimit të Botës”

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 11:34 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata Let’s Do It Kosova, me qëllim të sensibilizimit të shoqërisë për çështjet mjedisore sot ka lidhur memorandum bashkëpunimi me Finish School of Kosova, me qëllim të organizmit të “Ditës së Pastrimit të Botës” më 21 shtator, raporton Ekonomia Online.

Ky memorandum ka për qëllim ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për kujdesin ndaj mjedisit si dhe përfshirjen e gjeneratave të reja në kauzën globale.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori ekzekutiv i organizatës “Lets Do It Kosova”, Luan Hasanaj dhe drejtori ekzekutiv i “Finish School of Kosova”, Alejtin Berisha, ku më 21 shtator dy palët u dakorduan që hapësirat e shkollës “Finish School of Kosova”, të shfrytëzohen për organizimin e Ditës të Pastrimit të Botës, më 21 shtator.

“Sot jemi në zyre të Lets Do It Kosova dhe në zyrën e projektit të pastrimit të botës ku po nënshkruajmë një marrëveshje që do ndihmojë në realizimin me sukses të ditës së pastrimit të botës. Ne kemi përsipër koordinimin e pastrimit të botës dhe pjesë e kësaj lëvizje janë 155 shtete. Jemi të lumtur që kjo do ndodhë në ambientet e shkollës finlandeze në Kosovë. Ne jemi shumë krenarë që përpos vlerave që do i paraqesim botës do e paraqesim edhe shkollën finlandeze që është një vlerë e vendit tonë”.

“Dita e Pastrimit të Botës do transmetohet direkt 24 orë. Në ambientet e shkollës finlandeze, do bëhet qendra mediale e aktiviteteve të kësaj dite. Ju bëjmë apel partive politike që çështjen e mjedisit ta fusin më shumë në programet zgjedhore”, tha Hasanaj.

Drejtori ekzekutiv i Shkollës Finlandeze në Kosovë, “Finish School of Kosova”, tha se gjatë ditës së pastrimit të botës ata do ta japin kontributin e tyre si shkollë, por do të vazhdojnë me të njëjtën mbështetje me Let’s Do It Kosova edhe pas 21 shtatorit.

“Është krenari që shkolla finlandeze me qenë pjesë e këtij projekti dhe të jesh nikoqir nga hapësira e një ngjarje që zhvillohet në 157 shtete. Shkolla finlandeze është shkollë e re progresive që kemi një program të zgjeruar të fushës së mjedisit. Secili nga ne duhet të mendojnë pozitën e mjedisit në planet”.

“Këtë vit me qenë nikoqir i kësaj ngjarje ka qenë befasuese për të mirë. Gjatë kësaj dite ne do japim edhe kontributin tonë por do vazhdojmë mbështetjen tonë edhe pas kësaj ngjarje. Është detyrë e secilit prej neve që ti bashkohemi këtij aksioni”, tha Berisha.

Të ngjashme