Organizata “Let’s do it Kosova” organizoi aksion pastrimi në komunën e Shtimes.
Vullnetarë, nxënës e shumë të pranishëm pastruan disa hapësira të komunës së Shtimes dhe hapësirave në shkollën e fillore “Emin Duraku” të kësaj komune, raporton Ekonomia Online.
I pranishëm ishte edhe vet kryetari i Shtimes, Naim Ismaili. Ky i fundit tha se pos kësaj ditë komuna është çdo ditë aktive me pastrimin e hapësirave publike të qytetit.
“Në këtë pjesë është e përcaktuar një ambient që realisht shfrytëzohet shumë. Pra është një pikë ku realisht frekuentohet prej qytetarëve tanë në secilën ditë. Dhe deshëm që edhe këtu të bëjmë një pastrim në kuadër të pastrimeve që ne pa ndërpre çdo ditë po e bëjmë. Edhe nxënëset në hapësirat që ata i mbulojnë, punëtorët e QKMF-së të arsimit. Ne këtë jemi shumë aktiv, nuk jemi tu u ndërprerë aktivitetet, pra çdo ditë shënon një largim të ndonjë deponie por sot është më e veçantë sepse i kemi të gjitha gjeneratat këtu”, tha Ismaili.
Ndërsa Luan Hasanaj, drejtor i “Let’s do it Kosova” shfrytëzoj rastin që t’i bëjë thirrje të gjithë mësimdhënësve që të merren me nxënësit sa i përket edukimit mjedisorë.
Ai paralajmëroj që janë në hartim të një moduli që do tu epet të gjithë mësimdhënësve.
“Një prej faktorëve pse ne e kemi Kosovën jo të pakët është edhe mungesa e edukimit mjedisore nëpër shkolla. Po e shfrytëzoj rastin këtu në fund pothuajse të fushatës që ti bëjë apel të gjithë mësim dhënëse që të jenë shumë aktiv kur të bien fjala në çështjet e ruajtjes së mjedisit përreth shkollave por edhe punës me nxënës kur është fjala për edukimin mjedisorë. Kjo është një mungesë dhe kjo fushatë e ka arrit këtë momentum që të kthejë kokën edhe ministria e Arsimit. Jemi në fazën e krijimit të modulit të trajnimit që do të certifikohet me ministrisë”, tha Hasanaj.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Shtimes Halil halili tha se si drejtori nuk do t’i ndalin angazhimet për pastrimin e qytetit.
“Si drejtori nuk do ti ndalim angazhimet deri sa ti largojmë deponitë ilegale aksionet do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2019”, tha Halili.
Në shkollën Emin Duraku bën pjesë edhe Klubi i Gjelbër i shkollës. Nxënësja Lendita Hasani tha se edhe si nxënës kanë aktivitete për pastrim në kuadër të këtij klubi.
“Jemi prej Klubit të Gjelbër në shkollën tonë. Vet emri tregon që ne jemi ambientalit, me një fjalë dhe kemi shumë aktivitete njëri ndër to edhe pastrimi i hapësirave shkollore”, tha Hasani.