Organizata Let’s Do It Kosova dhe alpinistja, Uta Ibrahimi kanë realizuar një videomesazh në lidhje me mbrojtjen e ambientit për një vend të pastër.
Përmes videos shfaqet Kosova si vendi model i organizimit të fushatës nacionale “Ta Pastrojmë Kosovën”, e cila ka marrë drejtimin e Fushatës Globale për Pastrimin e Botës World Cleanup Day.
Ibrahimi përmes videomesazhit ka ftuar të gjithë të bashkohemi me 21 shtator 2019 për të shpëtuar planetin Tokë nga mbeturinat.
Së bashku, përçojmë mesazhin jo vetëm për një Kosovë të pastër, por për një botë të pastër!”, shkruhet në videon e publikuar nga Let’s Do It Kosova.