Let’s Do It Kosova, në Komunën e Vitisë ka filluar kampanjën edukative mjedisore “Ngritja e kapaciteteve të nxënësve në fushën e edukimit mjedisor” ku përmes kësaj kampanje synohet që të krijohet një kulturë e re mjedisore për gjeneratat e reja.
Hapja e Kampanjës filloi te shkolla “Dëshmorët e Vitisë”, ku ishte prezent edhe kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, raporton Ekonomia Online.
Drejtori ekzekutiv i Let’s Do It Kosova, Luan Hasanaj, tha se kjo kampanjë është që gjeneratat e reja të mësojnë se jo vetëm ambienti brenda hapësirës ku qëndron duhet të jetë i pastër, por edhe jashtë saj.
“Ne do jemi partner do bashkëpunojmë në fushën e edukimit mjedisor sepse konsiderojmë se bazamenti i gjithçkaje fillon nga këtu dhe kur ne fillojmë të edukojmë brezat për të u kujdesur për mjedisin kjo nuk do mend se Kosovën tonë Vitinë do ta kemi më të pastër sepse nga këtu buron gjithçka”, tha ai.
“Për fat të keq kemi shumë shembuj që hapësirat jashtë shkollave nuk mirëmbahen fëmijët edukohen që si të mbajnë hapësirat brenda shkollës, po ashtu edukohen edhe brenda familjes e shtëpisë të mbajnë pastër, pra deri me tani nuk kemi parë aktivitet që duhet të kujdesemi edhe për hapësirën jashtë”.
“…kjo që po ndodh në Viti është shembull i mirë që tani nuk do shohim mbeturina jashtë oborrit të shkollave, do të i shohim shollat më të angazhuara, fëmijët duke kontribuuar direkt në këtë dhe kjo atëherë do ndikoj që hapësira publike që e kemi problem në Kosovë të mos jetë kjo që është”, tha Hasanaj.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se ky bashkëpunim me Let’s Do It Kosova po vazhdon ku do të ketë tolerancë për deponitë të bërllokut dhe në përgjithësi për ambientin.
“Është bashkëpunim jo vetëm i tanishëm me Let’s Do It Kosovën dhe Komunën e Vitisë edhe vitin e kaluar kemi bashkëpunuar, sepse Vitia në 2018 është shpall me vendim të posaçëm të institucioneve në aspektin mjedisor ka punuar shumë, në 2019 e kemi shpall vit të ambientit do të vazhdojmë me kalendarin tonë komunal për bashkëpunime jera e sidomos me Let’s Do It Kosova që tolerancë të kemi për deponi të bërllokut dhe gjitha aspektet ambientale”
Ai tha se shpreson që gjeneratat e reja të edukohen sa më shumë që të ketë sa më shumë gjelbërim dhe të mbjellën shumë drunjve dekorativ e frytdhënës.
“Sot po fillojmë një projekt të ri, një kampanjë vetdijismi mjedisor dhe ambiental në shkolla dompunojmë në 20 shkolla fillimisht por do të zgjerojmë bashkëpunimin dhe kjo është përgatitje e gjeneratave të reja vazhdimësi e bartjes mjedisore ne gjenerata të reja dhe për këtë falënderojmë mësimdhënësit, drejtorët”
“Na nevojiten shumë shporta, edhe vetëdije për gjenerata të reja mbjellja e drunjve edhe dekorative dhe frytdhënëse, hapësira të gjelbrat, alternativa tjera që rinia mund të shfrytëzojnë sidomos rinia shkollore”, tha ai.
“Vitia është e të gjithëve e gjeneratave të reja detyrimi ynë i gjeneratës sonë është të përgatisim gjeneratat e reja në aspektin mjedisor”, tha Haliti.
Drejtoresha e Shkollës, “Dëshmorët e Vitisë”, Fatbardha Emini tha se këtë vit është viti i Komunës së Vitisë sa i përket fushës së ambientit.
“Sot po e lansojmë projektin që ka të bëj me ngritjen e kapaciteteve të nxënësve dhe mësimdhënësit me aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me fushën e ambientit, sivjet është viti i ambientit në komunën e Vitisë”, tha Emini.
Profesori, Alban Hyseni ekspert i edukimit mjedisor, tha se ky pilot projekt do të realizohet në fazën 9 mujore.
“Jemi këtu si Let’s Do It Kosova të fuqizojmë vendimin e kryetarit dhe bashkëpunuar në mënyrë që mjedisi të jetë bazament i shëndetit të mirë për fëmijët, ajo që do punohet për Vitinë jam i bindur se Vitia do shërbej si e model i së ardhmes së ndërtimit të i bazamentit mbi atë se ne që punojmë sot frytet e kësaj pune të i bartin gjeneratat e ardhshme”.
“Do punojmë në edukim mjedisor për fëmijët tanë, në komunitet të këshillit lokal dhe do të rivitalizojmë oborret e 20 shkollave që do të jemi si pilotues”.
“Në bashkëpunim me komunën ky do jetë fillimi i bashkëpunimit që mbarimi i tij nuk do të ketë fund, qëllimi kryesor që mjedisi të jetë çdo ditë e më i patër e i shëndetshëm për fëmijët tanë”.
Përveç hapjes së Kampanjës, në hapësirat e oborrit të shkollës “Dëshmorët e Vitisë”, vullnetarët e Let’s Do It së bashku me nxënës të shkollës kanë realizuar edhe aksion pastrimi.