Organizata e cila angazhohet për mbrojtjen dhe ruajtjene e mjedisit Lest’s Do It Kosova ka mbajtur ligjëratë me temën “Nxënësit në Mbrojtje të Mjedisit” në shkollën fillore “ Ismail Qmaili” në Prishtinë.
Në këtë ligjëratë u diskutuan për shembuj të mirë të zbatimit të praktikave të mira ekologjike, si: përdorimin e ‘tote bags’ në vend të qeseve plastike, ripërdorimin e materialeve të riciklueshme, përdorimin e termosave në vend të shisheve plastike, etj.
“Sot, para nxënësve të SHFMU ”Ismail Qemali” Prishtinë, zhvilluam ligjëratën “Nxënësit në Mbrojtje të Mjedisit”.
Së bashku me nxënësit diskutuam për komponenta të ndryshme të mjedisit, problemet e përditshme mjedisore, rrezikun që përbëjnë këto probleme në përgjithësi për mirëqenien tonë, e me theks të veçantë për rolin që nxënësit kanë në mbrojtjen dhe kujdesin ndaj mjedisit.
Prezentuam para nxënësve shembuj të mirë të zbatimit të praktikave të mira ekologjike, si: përdorimin e ‘tote bags’ në vend të qeseve plastike, ripërdorimin e materialeve të riciklueshme, përdorimin e termosave në vend të shisheve plastike, etj.
Kureshtja dhe entuziasmi që nxënësit kishin, lënë për të besuar që e ardhmja e vendit tonë do të jetë me një mjedis të pastër dhe të shëndoshë, duke edukuar gjeneratat e reja mirëfillshëm në këtë drejtim”.