Organizata Let’s Do It Kosova ka vazhduar edhe sot me aktivitetet në kuadër të organizimit dhe mobilizimit për mbrojtjen e mjedisit.
Zyrtarët e kësaj organizate, sot në komunën e Istogut kanë mbajtur trajnimin “Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve në fushën e mjedisit jetësor”, organizuar nga Let’s Do It Kosova.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes faqes zyrtare të kësaj organizte
Postimi i plotë i Let’s Do It Kosova:
Në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, sot në komunën e Istogut, po zhvillohet trajnimi “Ngritja e kapaciteteve të mësimdhënësve në fushën e mjedisit jetësor”, organizuar nga Let’s Do It Kosova.
Ky trajnim njëherit synon që të rris fokusin e mësimdhënësve në temat që lidhen me edukimin mjedisor si dhe zhvillimin e aktiviteteve konkrete që promovojnë rëndësinë e ruajtjes së mjedisit jetësor.
Përpos ekspertëve nga Let’s Do It Kosova, në trajnim pjesëmarrës janë edhe ekspert nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.
Fushata “Ta Pastrojmë Kosovën” dalëngadalë po zgjeron ndikimin e saj në të gjitha sferat.