Organizata “Let’s Do It Kosova”, me moton “Festo pastër” ka pastruar sot Prevallën.
Në një postim në faqen e tyre në facebook, organizata i ka bërë thirrje qytetarëve, që të mos hudhin mbeturina dhe t’i ruajnë të pastra këto pika turistike.
Postimi i plotë:
Me moton “Festo pastër”, sot për “Festën e 1 Majit”, ishim në Prevallë, për të përçuar edhe njëherë mesazhin për ruajtjen dhe mosndotjen e ambientit me mbeturina. Shpërndamë thasë tek qytetarë të shumtë të cilët kishin dalë për të festuar, e shumë të tjerë edhe i mbushëm me mbeturina të cilat fatkeqësisht ishin hudhur nga qytetarë të pandërgjegjshëm, në vendet e tyre të piknikut. Prevalla, e shumë pika të tjera turistike në Kosovë, për këtë festë vërshohen nga një numër i madh i qytetarëve, shumë prej të cilëve pasi të kenë përfunduar pushimin dhe argëtimin e tyre, i lënë mbeturinat e tyre jashtë vendeve të destinuara për to. Është mëkat që bukuritë natyrore të vendit tonë t’i “shëmtojmë” në këtë mënyrë, andaj Let’s Do It u bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hudhin mbeturina dhe t’i ruajnë të pastra këto pika turistike.