Organizata Jo-qeveritare “Let’s Do It Kosova”, në kuadër të “Javës së Tokës” kishte organizuar aktivitete të shumta anë e mbanë Kosovës, duke bërë aksione pastrimi dhe mbjellje fidanësh në shumë qytete.
Ndërsa sot, Aktivitetet e “Javës së Tokës” u përmbyllen në Komunën e Deçanit.
Ndërkaq, Kryetari i kësaj organizate Luan Hasanaj, përmes një postimi në Facebook, duke shprehur kënaqësinë e tij për punën e kryer, tha se fshatit Drenoc të Deçanit iu shtuan edhe dhjetra fidane të tjera
“Të lumtur, po i përmbyllim aktivitetet në kuadër të në komunën e Deçanit. Gjelbërimit të bukur brenda hapësirave të SHFMU “Sylë Alaj” në Drenoc të Deçanit, sot iu shtuan edhe dhjetëra fidanë të cilat i mbollëm bashkë me drejtorin, mësimdhënës e nxënës të kësaj shkolle.”, ka shkruar Hasanaj.
“Përveç mbjelljes së këtyre fidanëve, zhvilluam edhe një aksion pastrimi brenda dhe jashtë hapësirave të kësaj shkolle.. Bashkë me ne ishte edhe kryetari i fshatit të Drenocit, si dhe përfaqësuesi i kompanisë së pastrimit në komunën e Deçanit.”
“Fidanët e mbjellura ishin dhuratë nga fidanishtja e dru frutorëve “Dinamanti” në Drenoc, për çfarë falënderojmë pronarin e kësaj fidanishteje, i cili po ashtu ishte prezent me ne. Po ashtu, falënderojmë edhe “Swiss Marketing Group” për ndihmën në organizimin e këtij aktiviteti.”, tha ai.
Në të njëjtën kohë Hasanaj ka uruar që shembulli i kësaj shkolle për përkujdesjen e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e hapësirave brenda dhe jashtë shkollës të ndiqet edhe nga shkolla të tjera
“Urojmë që shembulli i kësaj shkolle për përkujdesjen e shtimit të hapësirave të gjelbra dhe mirëmbajtjen e hapësirave brenda dhe jashtë shkollës të ndiqet edhe nga shkolla të tjera në të gjitha komunat e Kosovës, si dhe kjo “Javë e Tokës” që po e lëmë pas të jetë vetëm një shembull se si duhet të kujdesemi për Tokën në 48 javë të vitit.”, thuhet më tej në postim.
Postim i plotë i Luan Hasanajt: