Let’s Do It Kosova shpall vullnetarët e vitit, kërkohet mbështetje nga institucionet

Prishtinë | 05 Dhj 2020 | 12:08 | Nga Majlinda Ibrahimi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Let’s Do It Kosova në ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve ka shpallur vullnetarët e vitit 2020, raporton Ekonomia Online.

Drejtori i kësaj organizate, Luan Hasanaj, tha se puna vullnetare është traditë e shqiptarëve, duke përmendur Nënën Terezë.

Ai me këtë rast ka kërkuar mbështetje për vullentarët nga institucionet në mënyrë që sipas tij të motivohen edhe të rinjtë e tjerë.

“Puna e vullnetare është traditë e jona, ne jemi rrit me veprat e Nënës Tereza. Ne kemi pas të bëjmë aktivitet më të shumta, por situata me pandemi e ka bërë të vetën. Iu bëjë apel institucionet që t’i përkrahin vullnetarët, ky kontribut të vlerësohet prej institucioneve”.

“Të mblidhemi të gjithë së bashku dhe ta gjejmë një mënyrë për t’i motivuar vullnetarët, por edhe të tjerët që t’i bashkëngjiten”.

Let’s Do It Kosova Ridvan Tahirit ia ka ndarë me këtë rast çmimin për e vullnetarit që për kërkim shpëtim, ngase gjatë këtij viti ai ka ndihmuar në mënyrë vullnetare në gjetjen e shumë persona të zhdukur,

Tahiri pas ka pranuar çmimin ka bërë thirrje që iniciativave vullnetare tu bashkohen të gjithë.

“Ne emrin e grupit te kërkim shpëtimit, që kemi kaluar një vit jo të lehtë. Unë i ftoj që të gjithë të bëjnë punë vullnetare, t’iu bashkëngjiten iniciativave”.

Çmim mori edhe Endrit Januzaj nga komuna e Deçani, ngase ndihmuar shumë familje me qindra pako ushqimore.

Ai tha se nuk do të ndalen në mbështetje të atyre që kanë nevojë.

“Dua t’i falënderoj të gjithë qe na kanë përkrahë. Poashtu ne si fondacion vazhdojmë me ndihmuar vazhdimisht”.

Arjeta Maka, nga Gjilanit u nderua për mbrojtjen e ambientit dhe angazhim për t’i dal në ndihmë familjeve në nevojë.

Ajo bëri thirrje që të gjithë të ndajnë kohë tu dalin në ndihmë atyre që kanë nevojë.

“Nuk ka më mirë se të shërbesh për komunitet. I bëjë thirrje që të gjithë të bëjnë për komunitetin të ndajnë pak kohë për këtë”.

Kurse çmim mori edhe Albert Mulaj, i cili ka ndihmuar qindra familje në nevojë duke filluar ndërtimin e shtëpive për ta.

Vullnetarja Valbona Mazreku, e cila shërbyen në kohën kur Qendra e Studentëve ishte shndërruar në karantinë, tha se pandemia e ka dëshmuar se pa ndihëm e qytetarëve është e pamundur të ja dilet, raporton EO.

“Falënderim për shqiptarët e Diasporës por edhe për Let’s do it Kosova na ka ndihmuar. Ne kemi parë që pa organizim të qytetarëve është e pamundur të kalojmë situata të vështira”.

Mihana Gogaj-Bekteshi, nga komuna e Obiliqit, mori çmimi ngase ka ndihmuar në ruajtjen e ambientit.

Ajo ka falënderuar Let’s Do It Kosova për ndihmën e vazhdueshme, raporton EO.

“Jam shumë e nderuar qe jam në mesin e njerëzve vullnet mirë. E falënderoj drejtorin e Let’s Do It, që gjithmonë janë të gatshëm të ndihmojnë”.

Edhe Agron Murseli u shpërblye për mbrojtjen e ambientit.

Të ngjashme