Lëvizja Mjedisore “Let’s Do It Kosova”, të dielën, më 2 prill do ta realizojë aksionin e radhës në kuadër të Fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, për vitin 2017.
Me iniciativë te disa prej banorëve të Lagjes “Mati 1”, “Let’s Do It Kosova” do të organizojë aksion, për largimin e mbeturinave nga përroska, që gjendet në këtë lagje.
Ky aksion, do të fillojë nga ora 13:00, nga rrethrrotullimi te Rruga B, ndërsa “Let’s Do It Kosova” u bën thirrje të gjithë qytetarëve të Lagjes “Mati 1” që të marrin pjesë.
“Në aksionin e së dielës, ndërmarrja “Niti-N”, do të ofrojë makinerinë për largimin e mbeturinave.Presim pjesëmarrje sa më të madhe te qytetarëve të asaj zone, në këtë aksion, në mënyrë që pastrohet në tërësi përroska që gjendet në Lagjen “Mati 1”, e cila kundërmon rëndë”, thuhet në njoftim të lëvizjes mjedisore.