Jean Clair-Todibo pritet të largohet nga Barcelona gjatë janarit për të vazhduar karrierën në Bundesligë, te skuadra e Bayer Leverkusenit, përcjellë “Mundo Deportivo” të premten.
Bëhet e ditur se Leverkuseni ka kohë që është në negociata me Barcelonën, pasi po kërkon huazimin e Todibos për gjashtë muaj me detyrim të blerjes së tij në fund të këtij edicioni për dhjetë milionë euro, transmeton Koha.net.
Todibo 19-vjeçar, është i gatshëm të largohet nga Barcelona për shkak të minutazhës së vogël, pasi këtë edicion ka vetëm 77 minuta lojë në kampionat.
Todibo te Barça është transferuar te Barcelona në janar të këtij viti nga Toulouse për tetë milionë euro. Ai me ekipin spanjoll ka kontratë deri në vitin 2023.