Lëviz për 30 metra anija 220 mijë tonë që e ka bllokuar Kanalin e Suezit

Prishtinë | 28 Mar 2021 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Anija “Ever Given” vijon ta mbajë të bllokuar kanalin e Suezit në Egjipt, duke shkaktuar dëme kolosale. Operacioni për zhvendosjen e anijes vijon dhe ditën e sotme ka pasur lajme shpresëdhënëse.

Autoritetet kanë bërë të ditur se anija 220 mijë tonë është zhvendosur me rreth 30 metra dhe kjo shikohet si një mundësi e mirë për të zhbllokuar sa më parë rrugën e lundrimit për qindra anije që janë duke pritur.

Dy rimorkiatorë të fuqishëm u bënë bashkë për të lëvizur anijen me pronarë japonez e flamur të Panamasë, e cila është e gjatë rreth 400 metra dhe gjerësi rreth 50 metra.

Ndërkohë, presidenti i Egjiptit urdhëroi ekipet e emergjencës të nisin shkarkimin e kontejnerëve nga anija e mallrave.

Anija u përplas të martën në mëngjes për shkak të erërave të forta dhe një stuhie rëre që pengoi pamjen. Rreth 12% e tregtisë globale kalon përmes kanalit 193 km, që lidh Detin Mesdhe me Detin e Kuq dhe siguron lidhjen më të shkurtër detare midis Azisë dhe Evropës, pasi një rrugë alternative, rreth Kepit të Shpresës së Mirë në skajin jugor të Afrikës, mund të zgjasë dy javë më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme