Lëvizja e Gjelbër bën thirrje për kufizime dhe kujdes me mjetet piroteknike

Prishtinë | 22 Dhj 2018 | 13:30 | Nga Ekonomia Online

Partia Eko Lëvizja e Gjelbër i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përdorin me kujdes më të madh dhe kufizime, mjetet piroteknike, për të kremtuar festat e fundvitit. Posaqërisht, apelon prindërit që pa prezencën e tyre të mos lejojnë fëmijëve të blejnë produkte piroteknike, veçanëritsht jo nga shitësit ambulant në rrugë pasi që ato shpeshëherë mund të jenë të dëmtuara.

“Produktete piroteknike përmbajnë substanca të dizajnuara që lirojnë nxehtësi,drite,zhurme,gaz,tym. Përbërja bazë e tyre është baruti i zi i cili mund të digjet vetëvetiu dhe mund të shkaktoj lëndime me pasoja të rënda. Ndërkaq. nga hedhja dhe shpërthimit i fishekzjarreve, në ajër lirohen gazra helmuese të cilat thithim në organizëm dhe shkaktojnë mundësi për helmim”, ka njoftuar Lëvizja e Gjelbër.

“Eko Lëvizja e Gjelbër, bënë thirrje organeve kompetente të Republikës së Kosovës që të marrin masa konform ligjit ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë kushtet dhe kriteret e prodhimit,, tregtimit, importit të mjeteve piroteknike, me qëllim që të evitohen të gjitha pasojat të dëmshme, për të mbrojtur njerëzit, pasuria dhe mjedisi”.

Të ngjashme