Lëvizja Feministe Studentore të enjten i ka ndërprerë ligjëratën profesorit Xhevat Krasniqi duke e larguar nga salla.
Në momentin e largimit, Lëvizja njofton se policia ka qenë e pranishme, në hapësirat e universitetit, raporton Ekonomia Online.
Njoftimi i plotë i Lëvizjes Feministe Studentore:
Xhevat Krasniqit, ja ndërprejtëm ligjëratën, dhe e larguam nga salla. Policia përsëri erdhi në hapësirat e universitetit për të mbrojtur të denoncuarin për ngacmim seksual, në vend se ta arrestoj atë.
Ne jemi të vendosur/a, rrugë tjetër pos përjashtimit nuk ka. Rezistenca jonë vazhdon!