Ekonomia Online
FUNDIT

Lëvizja Feministe Studentore i ndërprenë ligjeratën dhe e largon nga salla profesorin që po akuzohet për ngacmim seksual

Lëvizja Feministe Studentore i ndërprenë ligjeratën dhe e largon nga salla profesorin që po akuzohet për ngacmim seksual

Lëvizja Feministe Studentore të enjten i ka ndërprerë ligjëratën profesorit Xhevat Krasniqi duke e larguar nga salla. Në momentin e largimit, Lëvizja njofton se policia ka qenë e pranishme, në hapësirat e universitetit, raporton Ekonomia Online. Njoftimi i plotë i Lëvizjes Feministe Studentore: Xhevat Krasniqit, ja ndërprejtëm ligjëratën, dhe e larguam nga salla. Policia përsëri […]

Lëvizja Feministe Studentore të enjten i ka ndërprerë ligjëratën profesorit Xhevat Krasniqi duke e larguar nga salla.

Në momentin e largimit, Lëvizja njofton se policia ka qenë e pranishme, në hapësirat e universitetit, raporton Ekonomia Online.

Njoftimi i plotë i Lëvizjes Feministe Studentore:

Xhevat Krasniqit, ja ndërprejtëm ligjëratën, dhe e larguam nga salla. Policia përsëri erdhi në hapësirat e universitetit për të mbrojtur të denoncuarin për ngacmim seksual, në vend se ta arrestoj atë. 

Ne jemi të vendosur/a, rrugë tjetër pos përjashtimit nuk ka. Rezistenca jonë vazhdon!

Të ngjashme