Me rastin e shënimit të 20-vjetorit të Lëvizjes Studentore është mbajtur konferenca Shkencore “Lëvizja Studentore në Kosovë dhe Protesta e 1 Tetorit 1997”.
Protesta e studentëve e cila u mbajt 20 vjet më parë për të kundërshtuar regjimin serb duhet të zë vendin meritor në historinë e Kosovës, por edhe të Ballkanit.
Dekani i Fakultetit Filozofik, njëherit edhe njëri prej organizatorëve të Lëvizjes Studentore, Bujar Dugolli falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë konferencë, raporton Ekonomia Online.
Dugolli kërkoi që kjo lëvizje të gjej vendim e merituar në historinë tashmë të re të Kosovës.
“Ju dëshiroj punimeve të konferencës produktivitet, unë do të jem në mesin e kolegëve që të ju fajësoj dhe studiuesve të historisë ne do të iu ofrojmë gjithë atë material të cilin e posedojmë edhe pse gjatë luftës është dëmtuar shumë. Historia flet me fakte dhe këto fakte edhe përmes dëshmitarëve të gjalla dhe kjo lëvizje të gjej vendim e merituar në historinë tashmë të re të Kosovës e cila deri më tani nuk e ka pas vendin meritor”.
Ndërsa, Faton Berisha, nga rektorati i Prishtinës, tha se se detyra e historianeve të Ballkanit është që t’i vënë themelet për një bashkëjetesë.
“Në emër të rektorit të Universitetit të Prishtinës iu dëshiroj mirëseardhje në konferencën me rastin e përvjetorit të Lëvizjes Studentore. Kanë dy detyra të historianëve e para ta plotësojnë nevojën e njerëzve për të ditur nga jemi dhe pse jemi këtu dhe e dyta është që populli të mësoj nga e shkuara dhe të mos i përsëris gabimet në kontekstin historik. Mendoj se detyra e historianeve të Ballkanit është që t’i vënë themelet për një bashkëjetesë. Kam shpresë që punimet e kësaj konferencë dhe përgjithësisht që historianët të jenë të krye të saj”.
E përfaqësuesi i Lëvizjes Studentore, 90/91 Spiro Curro, u shpreh i bindur se kjo konferencë do të na jap një material të spikatur për atë që ai e quaj një energji e re që do të zbres edhe në Tiranë edhe në të gjitha hapësirat shqiptare.