Teksa mazhoranca është duke mbledhur votat për shkarkimin e Presidentit Meta, pasi ky i fundit anuloi zgjedhjet e 30 qershorit, Partia Demokratike bën lëvizjen e saj.
Pasditen e sotme në orën 18:00 Basha do të ketë një takim me aleatët, e më pas në orën 19:00 Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë.
Në to do të merret vendimi sesi do të vijohet më tej për sa i përket ngërçit politik.
Kujtojmë pas protestës së ditës së shtunë opozita nuk ka vendosur një datë për tubimin e radhës.