Robert Lewandowski e ka fituar “Këpucën e Artë 20/21”, që e klasifikon atë si golashënuesi më i mirë evropian pas 41 golave të tij në Bundesligë me Bayern Munuch.
Dorëzimi u organizua nga ESM, Media Sportive Evropiane , në të cilën MARCA është anëtare e saj.
Pas dorëzimit, sulmuesi polak iu përgjigj disa pyetjeve.
“Ky është çmimi për përpjekjen time dhe të të gjithë ekipit. Nuk po mendoj për një tjetër, sepse ne sapo kemi filluar sezonin dhe nuk po luaj për këto çmime”, ka thënë ai.
Polaku është në një sezon të ri, ku sërish po shkëlqen. /Telegrafi