Forma aktuale se Robert Lewandowskit para portës është e pakrahasueshme dhe s’njeh rival, madje as Lionel Messin e Cristiano Ronaldon. Ai është ai numri 9 më i mirë në Evropë?
Lewandowski e ka vazhduar ecurinë fenomenale e shënimit të golave, me dy golat e tij në fitoren e Bayern Munich 3:2 kundër Olumpiacos në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma, transmeton Gazeta Express.
31-vjeçari – i shënoi dy gola edhe në fitoren shkatërruese të Bayernit 7:2 kundër Tottenhamit në fillim të tetorit – i ka realizuar plot 21 gola në 17 ndeshje për klubin dhe kombëtaren deri tani këtë sezon.
Ai i ka regjistruar 18 gola në 13 ndeshje për Bayernin, një rekord tejet i shquar që e vë atë gjashtë gola para golashënuesit më të afërt në pesë ligat kryesore evropiane.
Raheem Sterling i ka shënuar 12 gola për Manchester City deri tani këtë sezon, Andrea Belotti 11 për Torinon, ndërsa Sergio Aguero i Man City dhe Ciro Immobile i Lazios nga 10 secili.
Ama ky nuk është sezoni i vetëm që Lewandowski del i pari.
Që prej fillimit të vitit 2019, sulmuesi polaku i ka shënuar 36 gola në 36 ndeshje për Bayern Munich, duke i lënë mbrapa Lionel Messin, Kylian Mbappen, Sterlingun dhe Agueron, si dhe Cristiano Ronaldon.
Lewandowski, i cili është në mesin e 30 të nominuarve për Topin e Artë 2019, e ka kaluar shifrën e 40 golave në katër sezonit e fundit me Bayernin.
Që prej se i është bashkuar Bayernit nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2014, Lewandowski i ka shënuar 209 gola në 255 ndeshje në përgjithësi, duke u renditur i treti pas Messit dhe Ronaldos në të njëjtën periudhë kohore.