Lezhë, gjen vdekjen në det pushuesja nga Kosova

Prishtinë | 30 Qer 2017 | 19:30 | Nga

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dje në Kune të Lezhës, ku një pushuese 44-vjeçare nga Kosova ka gjetur vdekjen pasi është futur në det.

Kanë qenë pushuesit e tjerë të cilët sapo e pikasën gruan që ishte në rrezik mbytje, i erdhën në ndihmë duke e nxjerrë në breg. Por me gjithë përpjekjet gruaja ka humbur jetën gjatë kohës që po transportohej me urgjencë për në spital, shkruan shekulli.com.al

Paraprakisht dyshohet se 44-vjeçarja ka pësuar infarkt sapo është futur në ujë, ndërsa trupi i saj i pajetë është dërguar në morgun e spitalit nga ku pritet t’i nënshtrohet autopsisë.

Materialet në lidhje me rastin në fjalë i kaluan për vlerësim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme