Është vendi më i lagësht në Lindjen e Mesme, por nuk është ujë i pijshëm për arsye të papastërtisë që ka.
Sipas banorëve të Libanit ky ujë është i dëmshëm edhe për pastrim, pasi sipas tyre nëse pastroni fytyrën me këta ujë sytë do t’ju djegin.
Furnizimi me ujë në Liban është keqmenaxhuar madje edhe uji që del nga rubineti është shumë i papastër, saqë edhe prindërve u duhet që foshnjat t’i pastrojnë me ujë të blerë, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv
Nemo është bebeje e një qifti libanez që u emërua pas filmit të animuar me peshkun Nemo. Ai ka një sëmundje të rrallë të lëkurës dhe i duhet që asnjë baktere t’i futet në trupin e tij dhe kjo është jashtëzakonisht e vështirë për çiftin që problemin kryesor e kanë me ujin e papastër.
Vetëm për ujë ky qift shpenzon rreth 30 përqind të pagës mujore.
Në të gjithë Bejrutin më shumë se 1,5 milion njerëz vuajnë nga mungesa serioze e ujit.
Një nga zonat më të përfshira nga mungesa e ujit është kampi palestinian, njerëzit e kësaj zone e blejnë ujin për pije, gatim, madje edhe për tu pastruar.
Meqenëse uji libanez rrjedh nga malet, ata janë përpjekur për shumë dekada të ndërtojnë një digë e cila supozohet që do të rrisë furnizimin me ujë.
Plan ky i ndaluar në vitin 2020 me tërheqje të fondeve furnizuese, pasi demonstruesit thanë se kjo do të ishte një katastrofë mjedisore.
Për shumë protestues ndërtimi i një dige ishte vetëm korruptim i qeverisë dhe se kjo ishte vetëm në të mirë të tyre dhe jo banorëve libanez.
Problemet e mëdha si diga shpesh mund edhe ti ndajnë familjet, pasi për disa krijimi i një dige të tillë është e domosdoshme.
Kohët e fundit Libani po përballet me një krizë ekonomike dhe qeveria e saj po thotë se po bëjnë gjithçka për të përmirësuar furnizimet me ujë