Liberalizimi i vizave për Kosovën nuk përmendet në draft-konkluzionet e Samitit të BE-së

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 12:45 | Nga Ekonomia Online

Të enjten dhe të premten në Bruksel do të mbahet samiti i vendeve të BE-së.

Por në draftin e konkluzioneve për këtë samit nuk përmendet askund çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën, raporton Klan Kosova.

Aty ndër të tjera përmendet pika e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë drejt një marrëveshje për normalizim të plotë të marrëdhënieve.

“Bashkimi Evropian shpreh angazhimin e plotë dhe pa mëdyshje për perspektivën e anëtarësimit e Ballkanit Perëndimor dhe thërret për përshpejtim të procesit të anëtarësimit”, shkruan në njërën nga pikat.

Të ngjashme