Liberalizimi i vizave mund ta zbrazë vendin, ka qytetarë që shohin perspektivë

Prishtinë | 10 Nën 2023 | 08:18 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shumë qytetarë pritet ta lëshojnë vendin nga janari i vitit të ardhshëm, pas heqjes së regjimit të vizave. E disa të intervistuar nga Ekonomia Online thanë se nuk do ta lëshojnë Kosovën ngase presin zhvillim e perspektivë.

Sami Mjeku tha se pas liberalizimit të vizave shumë të rinj do ta lëshojnë vendin, ndonëse për vete thotë se ka vizë biznesi e udhëton kur të dëshirojë.

“Unë shkoj jashtë kur dëshiroj se kam vizë biznesi dhe mundohem sa më shumë me qëndruar nuk kam problem, por të tjerët kanë me ikë”.

Eltion Tmava tha se ka aplikuar për vizë dhe nuk do ta pres as 1 janarin që ta lëshojë Kosovën, duke shtuar se pagat nuk janë të mira.

“Jemi duke e pritu Green Card. Si të del kemi me ecë. Sepse nuk pagat janë jo të mira dhe do sende të tjera”.

Përderisa Agon Veseli tha se nuk do ta lëshojë vendin për asnjë arsye.

“Nuk besoj që ka me lënë Kosovën, sepse e dua vendin tonë”.

Edhe Rigon Hoxha tha që nuk do ta lëshojë Kosovën sepse ka perspektivë dhe se është i kënaqur me punën e kushtet.

“Nuk e besoj sepse shoh perspektivë në vendin tim edhe e kam drejtimin tim”.

Të ngjashme