Liberalizimi i vizave të enjten në rend dite në Bruksel, raportuesi holandez: Votoni!

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 18:44 | Nga Ekonomia Online

Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin e kaluar, ne do të vazhdojmë me ritmin në Parlamentin Europian. Votoni në komision këtë të enjte!”, shkroi në Twitter eurodeputeti Thijs Reuten , negociuesi dhe raportuesi për liberalizim të vizave për Kosovën nga Holanda.

Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së gjatë takimit në Bruksel në dhjetor kanë miratuar marrëveshjen e arritur më parë mes Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të ngjashme