Liberalizimi i vizave, brenda gjashtë muajve

Prishtinë | 26 Mar 2018 | 08:52 | Nga
Ministria e Integrimit Evropian shprehet e bindur se procedurat për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk do të marrin më shumë se gjashtë muaj kohë.
Kjo Ministri pas ratifikimit të Demarkacionit me Malin e Zi vlerëson se kriteri i luftës kundër korrupsionit dhe të krimit të organizuar ka shënuar progres të madh, megjithatë thonë se presin vlerësimin final nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Ministria e Integrimit Evropian (MIE) në një përgjigje për gazetën “Zëri” ka sqaruar procedurat e vendimmarrjes për liberalizimin e vizave.

“Hapat e ardhshëm në këtë proces janë gjashtë pika, si në vijim: 1. Fillimi i negociatave për plotësim-ndryshim e Rregullores 539/2001 në mes tri institucioneve kryesore të BE-së: Komisionit Evropian, Këshillit të BE-së dhe Parlamentit Evropian; 2. Miratimi i Rregullores në seancën plenare të Parlamentit Evropian; 3. Miratimi i Rregullores nga Këshilli i Ministrave; 4. Ceremonia e nënshkrimit; 5. Publikimi në gazetën zyrtare; dhe 6. Hyrja në fuqi”, sqaron MIE-ja.

Edhe ministrja, Dhurata Hoxha disa herë është shprehur e sigurt se vizat do të hiqen brenda këtij viti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme