Liburn Aliu, që nga dorëheqja nga Qeveria dhe rrjedhimisht nga Vetëvendosje, nuk ka dhënë intervista, e as nuk ka bërë postime në rrjetet sociale. Sot, pas vizitës që ia bëri Fadil Fazliut, u uroi kthim në shtëpi “të gjithë shokëve” që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Ish-ministri i Infrastrukturës, tani drejtor i Portit të Durrësit, Liburn Aliu, ka publikuar fotografi nga shtëpia e Fazliut krahas ish-ministrit të Diasporës Valon Murati.