Stephen Lichtsteinser ka treguar se është në bisedime me Arsenalin për kontratën e re.
Përveç kësaj ai ka pranuar se mund të largohet në kërkim të hapësirës më të madhe për lojë, shkruan Goal.
35 vjeçari u bashkua me Topçinjtë në verën e kaluar dhe ka 23 paraqitje në të gjitha garat.
Sidoqoftë, ai syrin e ka që të luajë në Euro 2020 në vitin tjetër dhe beson se mund të largohet që të rrisë shanset që të paraqitet për Zvicrën.
“Ka pasur bisedime. Duhet të shohim nëse na përshtatet të dy palëve”, ka thënë Lichtsteiner.
“Arsenal është klub i madh, ndjehem i lumtur. Por dua të luajë rregullisht pasi që lidhet me Kampionatin Botëror”.
“Ka qenë mirë këtë vit. Por nëse trajneri thotë se nuk llogaritë më në mua, më duhet të brengosem”.