Liderët e subjekteve politike dhe ambasadorët e vendeve të ndryshme që veprojnë në Kosovë, kanë zhvillua një takim urgjent, ku kanë diskutuar lidhur me demarkacionin me Malin e Zi.
Në këtë takim janë parë Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi, Isa Mustafa, Visar Ymeri.
Ata kanë biseduar për një konsensus të përbashkët për demarkacionin, por si pozita ashtu, edhe opozita, pas takimit me media kanë thënë se nuk kanë ndryshuar qëndrimet për këtë çështje.
Ndërkohë, ambasadorët nuk janë deklaruar për media.