Udhëheqësit e fundit të mbijetuar të lëvizjes komuniste Khmer Rouge, e cila ka sunduar në mënyrë brutale në Kamboxhia në vitet 1970, u dënuan për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte nga një gjykatë ndërkombëtare.
Nuon Chea dhe Khieu Samphan ishin në gjyq nën akuzat për shfarosjen e myslimanëve dhe vjetnamezëve etnikë.
Ata u dënuan me burgim të përjetshëm – të njëjtin dënim që tashmë shërbejnë pas shpalljes fajtorë në një gjyq të mëparshëm për krime kundër njerëzimit, lidhur me dëbimet e detyruara dhe zhdukjet masive të njerëzve.
Kamboxhia nuk ka dënim me vdekje.
Besohet se deri në dy milionë njerëz, shumica prej tyre khemerë etnikë, kanë vdekur nën regjimin e shkurtër, por brutal të Khmer Rouge në periudhën 1975-1979.