Liderët mblidhen në Davos për nënshkrimin e Bordit të Paqes, Osmani e vetmja grua

Prishtinë | 22 Jan 2026 | 11:28 | Nga Ekonomia Online

Udhëheqësit botërorë janë mbledhur për nënshkrimin e Bordit të Paqes.

Karriget që janë në skenë në Davos janë duke u mbushur gradualisht me udhëheqësit botërorë që kanë pranuar ftesën e Donald Trumpit për t’iu bashkuar Bordit të Paqes.

Ndër ta janë presidentët e Azerbajxhanit, Argjentinës, Kazakistanit dhe Indonezisë, si dhe kryeministri i Hungarisë, Viktor Orbán.

E vetmja grua duket se është presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Karrigia e bardhë është qartësisht e rezervuar për Donald Trumpin, i cili e ka shpallur veten udhëheqës të këtij bordi.

Të ngjashme