Lideri i “Brexitit” sulmon ashpër familjen mbretërore

Prishtinë | 12 Gus 2019 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Lideri i partisë britanike “Brexit”, Nigel Farage, sulmoi si asnjëherë tjetër familjen mbretërore britanike në një konferencë ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, e zhvilluar në Australi, njoftoi gazeta “The Guardian”.

Farage foli për gjithçka, nga divorci mes Londrës dhe BE deri te OKB, por fjalët më të helmatisura ia rezervoi Windsorve duke kursyer vetëm mbretëreshën Elizabeth, të cilën e përcaktoi si “një grua të pabesueshme dhe të jashtëzakonshme”.

“Kemi fat që e kemi”, tha Farage, por pa përtuar të sulmojë pjesën tjetër të familjes, përfshirë këtu edhe nënën e vdekur të mbretëreshës.

“Nëse flasim për djalin e tij, për fëmijën Charlie. O zot, o zot, betejat e tij për klimën, o zot!”, tha ai duke tallur princin Charles.

“Dhe nëna e tij, lartësia e saj mbretërore ishte një duhanpirëse e thekur, lakmitare e xhinit që, edhe pse mbi peshë, jetoi 101 vjeçe… Çfarë mund të them, djali Charlie tani është 70 vjeç, shpresojmë që ajo (Elizabeth) të jetojë ende gjatë”, sulmoi Farage.

Ndërsa për dy djemtë e Charlit, politikani vazhdoi duke thënë se “nëse dua që mbretëresha të jetojë mjaft gjatë për të parandaluar fëmijën Charlie të bëhet mbret, uroj që fëmija Charlie të jetonte edhe më gjatë dhe që William të jetojë përgjithmonë për të parandaluar Harryn të bëhet mbret”.

Dhe më pas, për zgjedhjen e Harry dhe Meghan për të pasur vetëm dy fëmijë për arsye mjedisore, ai tha se “një gjë e tillë është fare e parëndësishme pasi në botë ka 2,6 miliardë kinezë dhe indianë”.

Në këtë konferencë ndërkombëtare të ekstremit të djathtë, që filloi para tri ditësh në Sidnej, prania e medias ishte i ndaluar por “The Guardian” dëgjoi regjistrimin e fjalimit të drejtuesit të partisë “Brexit”.

Farage ishte prezantuar si “kryeministri i ri i mundshëm i Britanisë së Madhe”, megjithëse ai nuk është as anëtar i parlamentit britanik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme