Lideri i Koresë Veriore do ta përfundojë de-nuklearizimin me shpejtësi

Prishtinë | 20 Sht 2018 | 14:14 | Nga

Lideri i Koresë së Veriut ka shprehur dëshirën të përfundojë de-nuklearizimin me shpejtësi dhe të mbajë samitin e dytë me Donald Trump së shpejti, ka deklaruar presidenti i Koresë së Jugut.

Presidenti Moon Jae-in, i cili përfundoi vizitën e tij historike në Korenë e Veriut, ka thënë se Kim Jong-un gjithashtu dëshiron që Sekretari i Shtetit Amerikan , Mike Pompeo, ta vizitojë sërish.

Pompeo më herët kishte deklaruar se është i gatshëm të rifillojë negociatat, të cilat kanë ngecur që nga samiti i parë me Kim dhe Trump, që u mbajt në qershor.

Pompeo ka deklaruar se qëllimi kryesor është që Koreja e Veriut të përfundojë de-nuklearizimin deri në vitin 2021.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme