Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka thënë se “vendi është i pajisur sot kundër ngacmuesve të botës”.
Ai thotë se “martirizimi i komandantit të vrarë Qasem Soleimani tregon gjallërinë e revolucionit tonë para botës”, raporton BBC.
“Mbrëmë, ne u kemi dhënë një shuplakë në fytyrë,” thotë ai, duke folur për sulmet ndaj objektivave amerikane.
Turma iu përgjigj deklaratave të tij me thirrje për “vdekje për Amerikën”.
“Kur bëhet fjalë për konfrontim, veprimi ushtarak i këtij lloji nuk është i mjaftueshëm. Ajo që është e rëndësishme është që prania e korruptuar e Shteteve të Bashkuara duhet të marrë fund”, u shpreh ai.