Lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka postuar një thirrje të qartë për sulm ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, në hakmarrje ndaj vrasjes, vitin e kaluar, të kryekomandantit ushtarak, gjeneralit Kasim Soleimani.
Fotomontazhi, i postuar në Twitter dhe në një ueb faqe zyrtare, duket se shpërfaq pamjen e Trumpit tek luan golf, nën hijen e një aeroplani luftarak apo droni të madh. Poshtë fotografisë, ishte shkruar: “Hakmarrja është definitive”.
Llogaria e Khameneit ka shkelur rregullat e Twitterit, por megjithëkëtë postimi është shfaqur dhe ripostuar në llogarinë me ndjekshmëri shumë më të madhe të Khameneit në gjuhën farsi në Twitter. Por më pas është larguar nga kjo llogari.
Tensionet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit ishin rritur theksueshëm gjatë vitit 2018, kur Trumpi u tërhoq nga marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe gjashtë fuqive perëndimore dhe i rivendosi vendosi sanksione të ashpra.