Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës (LShK) ka organizuar sesion letrar takimi letrar “Esad Mekuli” për veprimtarinë letrare të Zejnullah Halilit, raporton Ekonomia Online
Kryetari i LShK-së, Shyqyri Galica duke folur për veprën letrare dhe publicistike të Zejnullah Halilit. Ai tha se ky sesion tradicional po mbahet pa praninë e publikut për shkak të pandemisë.
Sipas tij, shkrimtari Halili do të jetë pjesë e historisë së shkrimtarëve të Kosovës dhe se veprat e tij edhe pse për një moshë të re lexohet edhe nga të rriturit.
“Një segment tjetër e veçantë e punës së tij është edhe puna në medie. Veprimtaria publicistike e tij do të vazhdonte si kryeredaktor i revistës pionieri, resiste kjo e cila po mbulonte boshllëkun e madh që ishte”, tha ai.
Veli Veliu foli për vendlindjen në poezinë e Halilit, ku tha se tema e vendlindjes është gërshetuar edhe periudha e fëmijëri, raporton EO.
“Motivi i vendlindjes në veprën e tijnzë vend të rëndësishëm në veprimtarinë e tij”, tha ai
Në këtë ngjarje u bë përurim i veprave letrare si dhe janë shpallur emrat e anëtarëve të rinj të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës.
Po ashtu çmimi letrar Esat Mekulli për krijimtarinë e përgjithshme ju dha shkrimtarit Shaip Beqiri.
Po ashtu janë ndarë edhe çmimet letrare Bardi I, Bardi II, dhe botime të Institutit Albanologjik të Prishtinës.