Në Bibliotekën e Kombëtare “Pjetër Bogdani”, nën përkujdesjen e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, në njëvjetorin e ndarjes nga jeta të atdhetarit Adem Demaçi, u mbajt akademi përkujtimore, raporton EkonomiaOnline.
Në këtë Akademi u mor edhe një vendi që LShK-ja të marrë përsipër botimin e 14 veprave të Adem Demacit.
Shyqeri Galica, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, tha se Adem Demaçi ka qenë figurë shumë e rrallë që ka synuar bashkimin e trojeve shqiptare.
“Adem Demaçi ka qenë zëri i kombit e i lirisë zë që dëgjohet gjithmonë. Adem Demaçi ka qenë figurë shumë e rrallë që ka synuar lirinë dhe bashkimin e trojeve shqiptare
Se kush ishte në të vërtetë Adem Demaçi, tregoi profesori Ahmet Qeriqi, i cili pat fatin të bashkëpunojë me të.
“Disa vite të fundit të jetës së tij kam pasur nderim të punojë, mirëpo sëmundja bëri të marrë rrjedhë tjetër. Tërë jetën është sprovuar ishte bërë zëdhënësi i të drejtës jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë, ishte bërë kryengritësi më i fuqishëm. Adem Demaçi ishte dhe mbetet mishërim i sakrificës dhe flijimit”, tha ai.
Edhe kryetari i të burgosurve politik të Kosovës, Hidajet Hyseni, tregoi një pjesë nga jeta e bujshme e atdhetarit Adem Demaçi.
“Këtu e 60 vjet më parë Adem Demaçi i ri intelektual dhe shkrimtar i talentuar, disidenti, u jepte porosi pushtuesve se brezi i ri nuk do të ndalet. Ai student në Beograd e ngriti zërin e mospajtimit. Ai që qe shkolluar në serbisht pas studimeve i përshtati veprat e tij me gjuhën shqipe”, tha ai.
Edhe ish i burgosuri politik, Selatin Novosella, u shpreh se Adem Demaçi për 60 vjet veprimtari mobilizoi popullin e Kosovës për në rrugën e lirisë.
“Shumica e njerëzve vdesin vetëm disa ndërruan jetë, Adem Demaçi vetëm ka ndërruar jetë. Adem Demaçi për 60 vjet veprimtari na mobilizoi na udhëzoi na priu në rrugën e lirisë se Kosovës”, tha ai.
Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, në këtë akademi mori iniciativën që të marrë përsipër botimin e 14 veprave të shkrimtarit dhe atdhetarit, Adem Demaçit, i cili ndërroi jetë një vit më parë.