Lidhjet e Serbisë me Iranin, për shkak të Kosovës

Prishtinë | 25 Qer 2018 | 15:00 | Nga

Serbia brenda një afati të shkurtër kohor ua ka hequr vizat një numri të madh të vendeve nga bota e tretë. Duke bërë kështu, ajo ka dashur t’i shpërblejë vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Por, Bashkim Europian ia ka tërhequr vërejtjen se kjo gjë mund të shtojë numrin e imigrantëve, transmeton Koha.net.

Këtu në veçanti është përmendur Irani nga i cili në Serbi që nga shtatori i vjetëm kanë shkruar 16 mijë veta.

BE është e shqetësuar pasi, tashmë, një numër i iranianëve, përmes kanaleve të tjera ka ikur nëpër vende perëndimore.

Irani është njëri nga shumë vendet islamike që s’e kanë njohur Kosovën. Serbisë i konvenon afrimi me këtë vend.

Por njohës të këtyre rrethanave mendojnë se Serbia nuk ka kurrfarë dobie nga Irani as rreth Kosovës dhe as rreth çështjeve të tjetra.

Kështu Boban Stojanoviq, bashkëpunëtor në Fakultetin e Shkencave Politike i ka thënë gazetë “blic” të Beogradit Irani nuk ka kurrfarë ndikimi në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

“Irani nuk ndihmon në zgjidhjen krizës së Kosovës dha as që mund ta përmirësojë pozitën e Serbisë gjatë negociatave. Rol tët tillë, ka thënë ai, kanë SHBA-ja, Gjermania, Franca… vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Të shtyrë nga reagimet e Brukselit, zyrtarë nga Beogradi thonë se heqja e vizave për Iranin është bërë për shkaqe ekonomike.

Kështu thekson ministri i Qeverisë së Serbisë Rasim Lajiqi i cili përmend edhe efektet turistike nga vizitorët nga Irani.

Në këtë shkrim përkujtohet edhe vizita që në Iran dy herë e ka bërë kryetarja e Parlamentit të Serbisë Maja Gojkoviq.

Herën e parë ajo e kishte “shokuar” opinionin në Serbi pasi gjatë takimit me kryetarin e Mexhlisit të Iranit, kishte vënë hixhabin.

Ajo më pas kishte thënë se me dëshirë e të vet e kishte bërë të gjest.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme