Lidhjet me USB, janë më të zakonshmet në gjithë globin për t’i kyçur pajisjet e jashtme me kompjuterë.
Por që sipas një studimi australian, nga kjo mënyrë shumë e thjeshtë mund të rrjedhin shumë lehtë informata, shkruan Science. Madje kjo bëhet me lehtë se që është paramenduar.
Në Universitetin e Adelaide, hulumtuesit kanë testuar 50 lloje të ndryshme kompjuterësh dhe pajisje të jashtme si USB nga të cilat është vërtetuar se 90 për qind e informacioneve rrjedhin.
Këto gjetje janë prezantuar edhe në Simpoziumin e Sigurisë, UDENIS në Vakunver të Kanadasë.