“Lidhni rripin e sigurisë, një çast shpëton jetë” – sot nis fushata për sigurinë rrugore

Prishtinë | 06 Tet 2026 | 09:02 | Nga Ekonomia Online

Sot nis fushata rajonale për sigurinë rrugore me moton “Lidhni rripin e sigurisë, një çast shpëton jetë”. Për këtë çështje, nga ora 11:00, në Hotel “Sirius”, do të lansohet zyrtarisht fushata rajonale për sigurinë rrugore, raporton Ekonomia Online.

Fjalën hapëse në nivel të lartë do ta mbajë Tālis Linkaits, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit të Transportit. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe Zef Morina, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Alexandru Albu, zëvendësshef i Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, si dhe përfaqësues të Policisë së Kosovës.

Gjatë lansimit zyrtar të fushatës do të prezantohen objektivat, aktivitetet e komunikimit dhe të dukshmërisë në të gjithë Ballkanin Perëndimor, si dhe mesazhet kryesore për sigurinë rrugore. Po ashtu, do të shfaqen edhe videot e fushatës.

Të ngjashme