Dëshira për t’u dukur bukur në rroba sportive rrit nivelin e ndërhyrjeve kirurgjike tek gratë

Prishtinë | 21 Maj 2019 | 11:19 | Nga Ekonomia Online

Më shumë gra po kërkojnë të kryejnë procedurën kirurgjike të heqjes së dhjamit, kjo që të duken bukur në rrobat sportive që janë në trend, sipas një kirurgu kozmetik me nam.

Rajiv Grover, nga Shoqata Britanike e Kirurgëve Plastikë Estetikë, thotë se të dhënat më të fundit në Mbretërinë e Bashkuar tregojnë se procedurat janë rritur për 12% në një vit, nga 2,039 në vitin 2017 në 2,286 në vitin 2018.

Ai paralajmëroi se nuk kishte asnjë rregullim të shpejtë për të luftuar këtë.

Kirurgjia ka rreziqe, po ashtu edhe përfitime, por se duhet të jetë një “mjet i fundit”, tha ai.

Heqja e dhjamit (Liposuction)

Kjo procedurë heq qelizat yndyrore, por nuk zëvendëson humbjen e peshës

Nuk ndalon shtimin në peshë

Sasia e yndyrës që mund të hiqet nga një zonë është e kufizuar nga ajo çka është e sigurt

Mund të mos jetë e mundur të pakësoni një zonë aq sa dëshironi.

Përdoret për të ndryshuar konturet e pjesëve të trupit si kofshët dhe beli

Të ngjashme