Djersa e tepërt është e mërzitshme, si të veproni

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 23:05 | Nga Ekonomia Online

Djersitja shkaktohet nga ftohjet e herë pas hershme dhe kur nuk mjekohet ashtu siç duhet. Shkak janë edhe gjëndrat tiroide me mungesë apo me tepricë të jodit.

Edhe shqetësimet nervore bëhen shkak i djersitjes së trupit. Një gjë tjetër që të shkakton djersitjen është edhe rënia e rezistencës së trupit dhe humbja e kripërave minerale, ku gjithnjë çlirohen djersë të tepërta.

Shumë njerëz djersiten dhe shkaqet janë të ndryshme si: gripi apo dhe shëndeti i tepërt pa pasur problem me sëmundjen. Përveç djersitjes së trupit njerëzit kanë edhe djersitje të këmbëve.

Djersitja është një lëng i kripur që rrjedh nga gjëndrat që quhen gjëndrat e djersës. Me anë të saj trupi çliron shumë lëndë të huaja të dëmshme. Djersa e tepërt është e mërzitshme. Përveç erës së keqe, shpesh herë shkakton edhe mahisje nëpër gishtërinj.

Kurë popullore

Sherebela është një bimë e përsosur dhe unike kundër djersitjes së tepërt te njeriu. Përdorimi i saj për një kohë të gjatë është shumë i vlefshëm kundër djersitjes. Merrni 5-6 lugë gjelle me bimën e grimcuar dhe hidheni që në momentin e valimit, me 6 gota ujë dhe ziejeni vetëm 5 min. këtë çaj pijeni të ngrohtë para buke 2-3 gota në ditë të ëmbëlsuar me mjaltë.

Shelgu ka dhënë rezultate të mira kundër djersitjes së trupit nga shkaqe ende të panjohura. Në 2 litra ujë hidhni 10 lugë gjelle me lëvore të grimcuar. E zieni për rreth 30 min më pas e hiqni dhe e lini të ftohet. Pini nga 1 gotë esëll në mëngjes dhe 1 gotë në darkë.

Hidhni një lugë kafeje me lule dhe gjethe rozmarine në 1 gotë ujë. Pini 2 filxhanë në ditë. Mund të merrni dhe 1 litër verë të bardhë dhe të hidhni 2 lugë gjelle rozmarinë të prerë dhe të grimcuar. Pihen 1-2 gota të vogla çdo ditë.

Merrni 2 duar gjethe frashëri dhe i zieni me 4 litra ujë. Pasi i kulloni, me lëngun e ngrohtë i bëni banjo këmbëve çdo mbrëmje, pra djersa nuk shkaktohet vetëm në trup, por në shumicën e rasteve shfaqet tek këmbët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme