Gjërat që duhet t’i vlerësoni kur blini shtëpi

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 16:52 | Nga Ekonomia Online

Pak zgjedhje në jetë kërkojnë një vëmendje siç është ajo për të blerë shtëpi.

Krahas gjërave të përgjithshme, si çmimi etj., ka dhe disa këshilla të cilat është mirë t’i keni në mendje para se të blini shtëpi.

1. Sipërfaqja “e shkelur”

Cilat janë nevojat reale që shtëpia juaj duhet të ketë? Gjëja e parë që duhet të vëreni dhe vlerësoni është sipërfaqja “e shkelur” apo reale e shtëpisë që dëshironi të blini.

Mos hezitoni të vërtetoni dhe kontrolloni se të dhënat e treguara përputhen edhe në realitet me hapësirën e shtëpisë.

2. Ekspozimi dhe ndriçimi natyral

Ka disa gjëra te cilat mund ti modifikoni ne shtëpi por te tjera te cilat nuk mund te ndryshojnë. Përveç përmasave, ekspozimi i shtëpisë bën pjese te gjërat e pandryshueshme. Kështu është mirë qe shtëpinë ta vlerësoni në disa orare të ndryshme të ditës; për më tepër duhet të vlerësoni ndriçimin natyral dhe qarkullimin e ajrit.
Në planimetri verifikoni se cilat do të jenë zonat më të ngrohta apo më të ftohta stinë pas stine.

3. Pajisjet elektrike dhe hidro-sanitare

Sidomos në rastet kur shtëpia mund të ketë qenë e banuar edhe më parë, ju duhet të vlerësoni me kujdes pjesët e tjera në shtëpi siç janë pajisjet elektrike dhe hidro-sanitare, dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me teknologjinë me anë të një specialisti.

Një këshillë është që të kërkoni dokumentacionin e referimit në mënyrë që të verifikoni normativat.

4. Dyert

Dyert ne shtëpi nuk janë diçka e parëndësishme, mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për rikonstruktim. Kështu tregohuni të kujdesshëm në momentin e blerjes dhe të kontrolloni gjendjen e tyre, në mënyrë që të evitoni surpriza të këqija.

5. Hapësirat e jashtme

Një kopsht i vogël, një tarracë apo verandë, janë te gjitha vlera që duhet t’i shtoni në sipërfaqen e disponueshme. Edhe ne këtë rast bëni kujdes për gjendjen e tyre te përgjithshme.

Të ngjashme