Jeni person që mezi zgjoheni në mëngjes? Ndiqni këto këshilla

Prishtinë | 04 Gus 2022 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Të themi të drejtën, askush nuk besojmë se e ka fort qejf zgjimin herët. Ato orët e fundit të gjumit janë më të këndshmet dhe të vjen plasja kur të duhet t’i ndërpresësh.

Në këtë artikull po ju tregojmë 7 truke të thjeshta, që do t’jua bëjnë zgjimin herët më të bukur se kurrë.

Orari

Si fillim flini herët. Mos mendoni se eksziston ndonjë formulë magjike që shton vetëvetiu orët e gjumit gjatë natës.

Regjimi

Së dyti mundohuni që për një kohë të mbani të njejtin regjim. Kështu trupi juaj do të mësohet e rutinën e fjetjes herët dhe zgjimit herët.

Pushimi

Mos prisni të lodheni për të fjetur. Pakëz pushim para gjumit e bën këtë të fundit më cilësor dhe më çlodhës.

Mëngjesi

Nëse jeni fansë të ushqimit një truk tjetër është edhe ngëria e mëngjesit. Përgatitni një mëngjes përrallor për vete në mënyrë që ta konsumoni me qejf.

Aktiviteti

Përpiquni të bëni paksa aktivitet fizik pas zgjimit. Kështu do t’ju hapen sytë dhe do t’ju kthjellohet mendja.

Përpiquni

Mos prisni të zgjoheni që ditën e parë me dëshirë. Provoni çdo ditë nga pak.

Përfitoni

Shpërblejeni veten çdo ditë qoftë edhe për zgjimin 3 minuta më herët. Po nuk motivuat ju veten mos prisni ta bëjë njeri tjetër për ju.

Të ngjashme