Këshillat më të mira për detoksikim të trupit

Prishtinë | 25 Tet 2023 | 02:33 | Nga Ekonomia Online

Kur është koha e duhur për detoksifikim do ta kuptoni lehtësisht sepse trupi juaj do të dërgojë sinjale të qarta që ka nevojë për pastrim e ushqyerje të shëndetshme!

Simptomat më të zakonshme që tregojnë se keni nevojë për një dietë detoks janë: tretja e dobët apo e ngadaltë, metabolizmi i ngadaltë, lodhja, disponimi negativ dhe natyrisht – Candida (myku).

Trajtimi Detox është efektiv vetëm kur është i plotë, pra i plotësuar me ushqim natyral e organik, si dhe shprehi të reja të shëndetshme. Ndërprerja e ushqimeve pa vlera ushqimore dhe e sheqernave të përpunuara, është shprehia më e mirë që i ruan pastruesit kryesorë të organizmit: mëlçinë dhe veshkat.

Mëso se si mund të shpejtosh tretjen dhe të inkurajosh pastrimin natyral të trupit për brenda dhe jashtë.

Detoksifikim natyral i mëlçisë

Të ushqyerit me produkte organike nga natyra është çelësi për jetesë të shëndoshë. Për pastrim natyral e efektiv të mëlçisë, ne rekomandojmë integrimin e fitoterapisë në protokolet tuaja detox – tinktura me smilarin, artiçokë dhe luleradhiqe. Silmarina rikthen qelizat dhe stimulon rritjen e tyre, ndërkaq kurkumi dhe shafrani Indian (mundësisht në formë paste) janë superushqime me veti të shkëlqyera për organizëm. Për një dietë ditore sa më efektive, provoni supën miso dhe çajin jeshil i cili përmban katekinën e përbërësve të fuqishëm detoksikë.

Nxitja e tretjes dhe shpejtimi i metabolizmit

Për një tretje të përmirësuar dhe metabolizëm më të shpejtë, ushqimet organike dhe aktiviteti fizik janë trajtimet e duhura.

Pini më shumë ujë dhe çaja bimorë të pasheqerosur. Hani më shumë perime të gatuara, perime me kokrra të plota dhe bishtajore me shtimin e farave të lirit, vajrave me presion të ftohtë dhe erëza të tilla si xhenxhefili. Stimulimi i tretjes do të jetë më i lehtë me tinkturat bimore të hithit ose luleradhiqes. Sa i përket aktivitetit fizik, rekomandohet të ecni, të bëni biçikletë dhe të shijoni çdo lloj aktiviteti fizik çdo ditë për të paktën gjysmë ore.

Pastrim natyral i zorrëve

Si të pastrojmë organizmin në mënyrë natyrale? Me një fjalë – fibrat.

Ju këshillojmë që për smoothie e pije të preferuara, të përdorni bishtajore të plota, më shumë fara, e sidomos luspat e psylliumit gjenial. Psyllium është stimulant i fortë i detoksit të zorrëve, duke ju ndihmuar në probleme të tretjes.

Rekomandohet që këto pije të pihen menjëherë për shije e eksperiencë më të këndshme.

Shtesë e përsosur diete për Turbo Detox

Chlorella – kjo algë e fuqishme jeshile blu është një super pastrues që duhet të konsumohet çdo ditë për rezultate pozitive për detoks.

Probiotikët janë zgjedhje e mençur për të mbështetur sistemin e tretjes, në veçanti nëse jeni nën regjimin Detox Candida. Trajtojeni organizmin tuaj me probiotikë natyral dhe me ushqime të fermentuara sikurse: miso, daikon dhe qiqra.

Trupi juaj ka nevojë për pastrim dhe pushim nga ushqimet e pijet e tepërta, lodhja dhe toksinat në përgjithësi për të paktën 4 javë. Kujdesuni për trupin tuaj dhe lërini organet vitale sikurse mëlçia, veshkat e organet e tretjes, të detoksifikohen e të kthehen në formën e tyre më të mirë.

Ti ke vetëm një trup, pra mendo se çfarë konsumon. Duaje trupin tënd me ushqehu me më të mirën nga natyra.

Të ngjashme