Mënyrat natyrale ta arritur qetësinë mendore

Prishtinë | 23 Dhj 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Sot, fatkeqësisht jemi duke jetuar në një epokë ku njerëzit vazhdimisht janë në përpjekje për të gjetur mënyra të lira, të lehta dhe efikase për ta larguar stresin dhe për t’i qetësuar mendjet.

Sidoqoftë, ndonëse e kanë efektin e tyre për një gjë, ilaçet kanë efekte edhe në shëndetin e përgjithshëm.

Kështu, shumica e njerëzve preferojnë të gjejnë mënyra natyrale dhe më të shëndetshme për ta larguar stresin.

Më poshtë jua sjellim disa prej këtyre mënyrave natyrale se si ta qetësoni mendjen.

Çaji Valerian

Kjo bimë e mahnitshme është e shkëlqyeshme për të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia dhe ankthi.

Për efekte sa më të mira, ky çaj duhet të konsumohet një orë para se të flini.

Ndonëse i nevojitet kohë për të filluar ta kryejë funksionin e vet (zakonisht rreth dy-tri javë), faktikisht sjell rezultate të mahnitshme.

Çaji kamomil

Vet rituali i përgatitjes dhe konsumimit të çajit është relaksues dhe terapeutik.

Por, nëse e zgjedhni çajin e duhur, atëherë kjo bëhet edhe më fitimprurëse për shëndetin.

Çaji i kamomilit dhe i nenexhikut kanë potencial për ta qetësuar mendjen dhe trupin.

Meditimi dhe ushtrimet fizike

Ndonëse bimët, çajat, vajrat, etj., kanë efekte të mrekullueshme në shëndetin mendor, ato funksionojnë shumë më mirë kur kombinohen me meditim dhe aktivitet fizik.

Aktivitetet si tai chi, meditimi dhe zgjatjet ju ndihmojnë ta largoni stresin dhe ankthin.

Edhe aktivitetet si joga, noti, vrapimi dhe ushtrimet fizike në palestër janë të mrekullueshme për shëndetin mendor dhe fizik. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme